Kurti: Lavdi të rënëve të masakrës së Dubravës dhe të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri

Prishtinë | 22 Maj 2024 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Ditën e filluam në Dubravë të Istogut. Përkujtuam 116 të burgosurit shqiptarë të vrarë mizorisht nga Serbia. Prej 19 deri më 24 maj 1999, nga rreth 980 të burgosur shqiptarë sa i kishin grumbulluar aty, 116 u vranë dhe një (Ukshin Hoti) u zhduk.

Republika e Kosovës, do të gjejë rrugë dhe mënyra, për të dëshmuar sërish e përsëri, sikur sot, sikur që e kemi bërë gjatë këtyre 25 viteve, për të vënë drejtësi dhe për të vërtetën aq të rëndësishme të historisë, të sakrificës dhe të qëndresës së popullit tonë.

Sot e n’mot, për çdo vit, sa të jemi gjallë dhe ndër breza përgjithmonë!

Lavdi të rënëve të masakrës së Dubravës dhe të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri!

Të ngjashme