Albin Kurti është mashtrues. Mashtrimet e tij e sollën NATO-n në pozitë që nga ata ne të konsiderohemi si faktor destabiliteti në Ballkan.
Kurrë në analizat e NATO-s Kosova dhe shqiptarët s’kanë qenë të tillë deri tash.
Albin mashtruesi ua ka pi trurin një pjese të madhe të popullit dhe krejt me mashtrime po e dërgon një popull në theqafje.
Për 50 vjet i mashtroi Enver Hoxha 5-6 milionë shqiptarë se Amerika “imperialiste”, Europa dhe krejt bota janë të këqinj dhe veç ai e Stalini dhe disa ishin të mirë për me përfundu një popull në tragete për Itali të zhveshur nga çdo tipar njerëzor.
Sot për Albinin të mirë janë vetëm Dejona dhe Vampirat e Enverit dhe një masë pa tru që i shkon mbrapa.
Vetëm një është e vërtetë për patriotizëm. Sot patriot është ai që e ofron Kosovën me Amerikën dhe vendet kryesore të NATO-s e tradhtar dhe njeri i Serbisë është pikërisht ai apo ajo që e largon Kosovën nga vlerat perëndimore.