Kurti: Zgjedhje Nacionale s’ka, do të mbahen vetëm në veri

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 16:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti tha se zgjedhje nacionale nuk do të ketë, përveç zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe në të cilat kryetarët dhanë dorëheqje, raporton Ekonomia Online.

Kurti shtoi në një konferencë për medie se vitin e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe nacionale.

“Me pak fjalë, sjellja jonë është kështu: Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë. Zgjedhjet janë mbajtur edhe nacionalet, edhe lokalet vitin e kaluar. Sivjet janë mbajtur zgjedhjet edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Janë kryer zgjedhjet. S’ka zgjedhje më”.

“Por më vjen keq që tash do të na duhet të mbahen zgjedhje në komunat ku po dorëhiqen kryetarët e komunitetit serb. Ata kanë mundur ta vazhdojnë mandatin e tyre, por këto dorëheqje qartazi po shpiejnë drejt zgjedhjeve në ato komuna”.

Të ngjashme