Kurti në Trust, ZKM: Vizita e parë e një kryeministri aty nga pavarësia

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan gjatë ditës së sotme Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Prezent në takim nga ana e Trustit ishin Kryetari i Bordit, Emanuel Bajra dhe anëtarët Mimoza Mustafa, Trim Shala dhe Shpresim Vranovci, si dhe Adrian Zalli, Drejtor Menaxhues.

Gjatë diskutimit, Kurti konfirmoi mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave. Ai shtoi se fuqizimi i institucionit është i rëndësishëm, marrë parasysh peshën e madhe që fondi ka krahas ekonomisë, por edhe si instrumenti kryesor për sigurimin e një pensioni të dinjitetshëm në të ardhmen”.

“Kjo ishte vizita e parë e një kryeministri të shtetit në zyrat e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, që prej pavarësisë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme