Kurti: Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar një Kuvend që s’mund të zgjedhë president

Prishtinë | 25 Sht 2026 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se një skenar i tillë është i panevojshëm, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se Kuvendi aktual e ka mandatin dhe përgjegjësinë për të zgjedhur presidentin apo presidenten e re, duke nënvizuar se në Kosovë nuk zhvillohen zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente. Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin që s’mund të zgjedhë president?”, ka thënë ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur afat deri më 6 tetor për zgjedhjen epresidentin. Në njoftimin e saj. pas kërkesës së PDK-së për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, Kushtetuesja ka konstatuar se më 8 gusht ka nisur të rrjedhë afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit.

Të ngjashme