Kurti nga samiti i BE-së: Të ndërpriten kërcënimet e sigurisë

Prishtinë | 22 Jan 2024 | 11:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me lider rajonal ka theksuar se kërcënimet e sigurisë karshi Kosovës duhet të ndërpriten.

“Kosova është e gatshme për reforma dhe që rajoni të integrohet ekonomikisht dhe qyetetarët të përafrohen kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten”, është shprehur ai.

Gjithashtu Kurti tha se ka kërkuar besim mes vendeve,institucioneve dhe popujve por që kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të barten municione.

Kurti po ashtu ka njoftuar se ekipa nga Kosova ka finalizuar agjendën e reformave të cilën pritet ta dorëzojë në BE.

Ai ka njoftuar se kjo agjendë mes tjerash fokusohet në avancimin e luftës kundër korrupsionit, sigurimin e arsimit cilësor e përgatitjen e planeve indikative.

“Ekipi e ka finalizuar agjendën dhe do ta dorëzoj në BE. Kjo agjendë e reformave duhet të reformojë administratën publike dhe të avancoj menaxhimin me mjete publike. Fokusohet në agjendën jeshile dhe dixhitalizimin, kurse lidhur me sektorin privat do ta përmirësoj qasjen në financa, ndër to sigurimin e arsimit cilësor në pajtim me kërkesat e tregut. Agjenda e reformave do ta avancoj luftën kundër korrupsionit dhe përgatisim listë indikative të projekteve për nyjet infrastrukturore për zhvillimin ekonomik që do të financohen, me çka do të përshpejtohet konvergjenca me BE-në”, është shprehur ai.

Të ngjashme