“Kurti një mashtrues optik – Erdhi në pushtet falë kundërshtimit të Zajednicës, tani po e pranon”

Prishtinë | 05 Nën 2023 | 09:33 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asociacioni i komunave me shumicë serbe po konsiderohet nga njohësit e politikës si shkatërrim i institucioneve. Ndërsa pranimin e draftit nga Albin Kurti, e shohin si mashtrim të tij, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre, “Zajednica” ka qenë pika kyçe e Lëvizjes Vetëvendosje për të ardhur në pushtet, pasi kundërshtimet ishin të mëdha sa kjo parti ishte në opozitë.  

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka hedhur akuza në drejtim të shefi të ekzekutivit, për siç thotë, “shkatërrim të shtetësisë” dhe shkelje të parimeve.

Ai për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri Kurti e ka dëshmuar se është një “mashtrues optik”, teksa pranimin e draftit të Asociacionit e sheh si skandalin më të madh në historinë e shtetit.

“Zotëri Kurti, ka konsistencë vetëm një gjë në shkatërrimin e institucioneve të Kosovës, në shkatërrimin e shtetit të Kosovës, gjithçka tjetër ai është inkosistent me kauzën më të cilën ka ardhë në pushtet e që ka qenë ‘Zajednica’”.

“Ai sot është duke pranuar dhe unë mendoj që është ndër skandalet më të mëdha në historinë e Kosovës, ndër mashtrimet më të mëdha sepse zotëri Kurti, çdo ditë po dëshmohet si një mashtrues optik ku me kauzat e rrejshme më të cilat ka ardhë në pushtet sot po i përmbysë dhe po i pranon një nga një”, thotë Behrami.

Kritika për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka edhe njohësi i sigurisë, Bedri Elezi. Thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar fuqishëm Asociacionin, raporton EO.

“Kemi parë që Lëvizja Vetëvendosje kishte ardhur në pushtët më sloganin kundër ‘Zajednicës’ dhe për gati 3 vite qeverisje dhe 1 vit e sa që ishte me LDK që ka Vetëvendosja edhe gjithë propaganda e LVV ishte kundër ‘Zajednicës’ ngase sipas tyre të tjerët ishin duke shitur pjesë të Kosovës dhe Albin Kurti, kishe deklaruar së ai nuk shet tokë të Kosovës e as nuk falë por që në fakte tani më shihet qartë që zotëri Kurti, është i detyruar që të zbatojë marrëveshjet të cilat ishin bërë në vitin 2013 dhe më pas ishin përmirësuar në vitin 2015 për këtë marrëveshje besoj që edhe Kurti e ka ditur që kur ka deklaruar që nuk do të zbatojë ‘Zajednicën’, e ka ditur që do të ndodhtë kjo”, u shpreh ai.

Të ngjashme