Kurti nuk e donte ShBA-në, por preferonte rol vendimtar të BE-së – Tash as BE-në

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 19:00 | Nga Muhamet Hamiti

Kjo kastë politike e Kosovës, tash në pushtet, s’e donte Administratën amerikane në kohën e Trumpit. Tash kjo s’e ka për qejfi as administratën e Bidenit.

Dukej se parapëlqente rol vendimtar të BE-së në punët e dialogut të Kosovës me Serbinë. Tash as BE-në?!

Kosova duhet të punojë edhe me SHBA-të edhe me BE-në. Të koordinohet me ta dhe t’i bindë për drejtësinë e kërkesës për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke në thelb të marrëveshjes.

Qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Kurti e ka degraduar dialogun.

E ka kthyer në dialog për çështje teknike. Madje të targave.

Pa e ditur, ka rënë në grackën e Serbisë, që, edhe ashtu, do ta zvarrisë dialogun.

Të ngjashme