Kryeministri aktual i Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka ndarë një shumë te mjete për shkollën fillore private të muzikës “Amadeus”, raporton Ekonomia Online.
Sipas Kurtit, ky financim do të ndikojë në fuqizimin e kulturës së Kosovës nëpër botë.
“Me këtë mbështetje ndaj orkestrës së vetme të fëmijëve, që është vazhdimisht aktive dhe me program të gjerë, do të arrijmë që nëpërmjet këtij përfaqësimi në Vjenë të Austrisë – në mesin e pjesëmarrësve nga shumë vende të botës – të promovohet vendi dhe kultura jonë nëpërmjet brezave të rinj. Do të fuqizohet kultura si shtyllë e rëndësishme e imazhit të vendit tonë në botë. Njëkohësisht do të jetë promovim e fëmijëve tanë të talentuar, mbështetja do të bëhet nëpër mjet fondit të dedikuar brenda zyrës së kryeministrit”, ka thënë Kurti.
