Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka folur për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për të dërguar në rinumërim Prishtinën e Prizrenin.
Kurti tha se është e kotë që të gjithë u bashkuan për ta vjedhur votën e qytetarit, raporton Ekonomia Online.
“U bënë bashkë PDK e LDK për ta manipuluar votën e qytetarit. Nuk mund të ketë rezultat tjetër përpos atë që kanë vendosur qytetarët e Kosovës. Nuk mund ta vjedhni votën e qytetarit. Nuk mund ta ktheni mbrapsht votën e qytetarëve sepse ata vendosën që Prishtinën ta udhëheq Shpendi e Prizrenin Haskuka. Bëhuni bashkë sa të doni kërënoni sa të doni sepse koha juaj ka përfunduar”, tha Kurti duke iu drejtuar PDK-së dhe LDK-së.
Këtë deklaratë Kurti e bëri pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për të çuar në rinumërim Prishtinën e Prizrenin.