Kurti për anëtarësim në BE: Përcaktimi i datës nuk ndihmon në përgatitjet tona, ka shumë punë për të mbërritur në atë pikë

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 10:40 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se aplikimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, do ta bëjnë këtë vit, ndonëse nuk dha ndonjë datë se kur do ta bëjnë një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Qeverisë, tha se përcaktimi i një date nuk do t’i ndihmonte përgatitjeve të tyre.

“Ne kemi thënë se do ta bëjmë sivjet. Me zhvillimet e reja gjeopolitike me siguri që na imponojnë një përshpejtim është i nevojshëm por nuk kemi një datë se kur do të mund të themi se do të aplikojmë për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian. Dhe as në Këshillin e Evropës besoj që përcaktimi i një date tash nuk do të ju ndihmonte përgatitjeve tona dhe do të ishte objektivisht i pamundur për shkak se ka shumë punë për të mbërri ne atë pikë. Dhe për të shkuar duhet të ecim sa më shpejt që mundemi”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme