Kurti pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian që mbahet në Tiranë

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian që mbahet më 21 nëntor, e premte, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Nga zyra e kryeministrisë njofton se sonte Kurti do të merr pjesë në darkën e Liderëve në kuadër të këtij samiti.

Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Të ngjashme