Kurti po flet për investime e zhvillim ekonomik sikur mos të ishte duke jetuar në Kosovë

| 18 Gus 2024 | 16:07 | Nga

Kryeministri paska folur për investime të huaja e për zhvillim ekonomik sikur mos të ishte duke jetuar në Kosovë.

Në Kosovën e sanksionuar nga BE-ja, ato pak investime të huaja që i kemi janë kryesisht blerje të banesave nga diaspora, ndërsa nuk mbahet mend ardhja e ndonjë kompanie të huaj që ka sjellë kapital e që ka hapur numër të madh të vendeve të reja të punës.

Investimet e huaja nuk vijnë në një vend me një qeveri që ka tendenca autokratike, që e izolon vendin dhe që e pasqyron Kosovën si një vatër krize!

Për sa i përket zhvillimit ekonomik, kjo nuk do shumë koment! Qytetarët e Kosovës po varfërohen e të rinjtë ia kanë mësyrë mërgimit!

Sikur të kishte zhvillim ekonomik, kjo do të ndjehej nga secili qytetar, ndërsa aktualisht janë vetëm qeveritarët ata që po e ndjejnë!

Kosova nuk ka kohë për të humbur!

Të ngjashme