Kurti pranon urime për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga homologu çek

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga homologu çek, Petr Fiala.

Në letrën drejtuar Kurti, Fiala ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për përpjekjet e tij për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë dhe për të bërë përparim në rrugën e tij drejt integrimit në BE, si dhe gatishmërinë për të zhvilluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve.

Letra e plotë:

Më lejoni t’ju dërgoj urimet e mia më të ngrohta me rastin e festimit të pesëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Do të doja të përfitoj nga ky rast për të ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për përpjekjet tuaja për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë dhe për të bërë përparim në rrugën e tij drejt integrimit në BE.

Me kënaqësi pres të punoj me ju për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore që ekzistojnë ndërmjet vendeve tona. Ju uroj çdo sukses në punën tuaj dhe prosperitet për popullin e Kosovës.

Të ngjashme