Kurti: Prishtina i la vetëm deputetët shqiptarë në Shkup

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 13:08 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se situata e krijuar mbrëmë në Maqedoni “ka pasur miratim edhe në Prishtinë”.

“Mustafa nuk reagoi hiç, ndërsa siç reaguan Thaçi e Veseli, më mirë mos të kishin reaguar fare”.

“Nuk mund të dënohet dhuna në përgjithësi, kur dihet me emër e mbiemër nga kush erdhi ajo dhunë”.

Këto komente Kurti i ka bërë në një konferencë për media, pas ngjarjeve që ndodhën mbrëmë në Parlamentin e Maqedonisë, kur për herë të parë kreu i këtij institucioni u zgjedh një shqiptar – Talat Xhaferi.

Kurti tutje tha se ky është momenti kur Prishtina dhe Tirana duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe komunikimin me partitë shqiptare atje si dhe me deputetët shqiptar.

“Prishtina i la vetëm deputetët shqiptarë në Shkup, në momentin kur dihet se Gruevski dhe Ivanovi e kanë kapur Ushtrinë dhe Policinë”.

“Kjo u pa edhe mbrëmë se sa vonë ndërhynë ata”.

Kurti tutje tha se shqiptarëve nuk u lejohet të udhëheqin.

“Shqiptarët lejohen në përbërje të institucioneve, por jo edhe të prijnë jo edhe të jenë udhëheqës”.

“Shumica e votuan Talat Xhaferin, por ai u dënua nga foltorja e tij”.

Ndërsa deputeti tjetër, Glauk Konjufca tha se Vetëvendosje qëndron përkrah popullit shqiptar në Maqedoni.

“Solidarizohemi me deputetët e rrahur dhunshëm, duke përfshirë edhe ata shqiptarë nga bandat e Gruevskit atje”.

Tutje deputetët, Kurti e Konjufca, i kanë uruar shërim sa më të shpejtë deputetit Zijadin Selës të Lëvizjes për Reforma – PDSH.

Ndryshe mbrëmë kanë mbetur të lënduar gjithsej 102 nga dhuna që u shkaktua në Parlamentin e Maqedonisë, nga grupe që u lejun të futen në Kuvend, vetëm pak kohë pasi Xhaferi u votua për të parin e këtij institucioni.

Në Spitalin e Qytetit në Shkup që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.

Të ngjashme