Kurti sot nga ora 15:00 del në konferencë për media

Prishtinë | 21 Kor 2025 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot do të mbajë konferencë për media, nga ora 15:00.

Kështu ka njoftuar ZKM, pa e bërë të ditur arsyen.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mban konferencë për media.

Vendi: Ndërtesa e Qeverisë

Koha: 15:00”, thuhet në njoftim.

Sot, për herë të 50’të ka dështuar konstituimi i kuvendit derisa afati i Kushtetueses mbaron më 26 korrik.

Të ngjashme