Kurti: Të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Shkup | 22 Jan 2024 | 14:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media pas samtit “Ballkani Perëndimor takon BE-në” të mbajtur në Shkup, ka thënë se ai sa herë që i vjen mundësia kërkon që të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Pasi ne jemi shtet normal e demokratik që duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me një shtet që nuk është demokratik, dhe sipas organizatave më prestigjioze ndërkombëtare vlerësohet regjim hibrid. Nuk duhet të penalizohemi. Më 15 dhjetor të vitit 2022 kemi dorëzuar aplikimin zyrtar për anëtarësim në BE. Presim nga Komisioni Evropian pyetësorin me mijëra pyetje e do të jemi të durueshëm e vëmendshëm t’u përgjigjemi të gjithave. Por, nuk është fer që një shtet ku vullneti për t’u anëtarësuar në BE është 94 për qind të mbetet peng i çështjes së normalizimit me një shtet ku vullneti i anëtarësimit mbetet 35 për qind e mbetet prapa nesh sa i përket sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave. Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E kuptoj se BE-ja në thelb e ka fqinjësinë e mirë, por duhet kuptuar se nuk është kollaj të normalizohen marrëdhëniet me një shtet që nuk e ka prioritet as perëndimin as demokracinë’, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë aktualisht dialogu po zhvillohet në nivel të kryenegociatorëve dhe se nuk ka diçka të re sa i përket ndonjë takimi të mundshëm të nivelit të lartë.

Kurti ndërkohë ka thënë se Kosova s’ka vendosur ndonjë masë tregtare ndaj Serbisë, por thjeshtë ka masa sigurie dhe se ato do të mbeten derisa grupi terrorist prapa sulmeve në Banjskë të 24 shtatorit, të mbetet i lirë në Serbi.

“Në vitin 2023 që sapo lamë pas, kemi pasur tri sekuestrime masive të armatimit e municionit në veri të Kosovës, më 23 qershor, 5 shtator e 24 shtator kur edhe e vranë rreshterin tonë policor, heroin e kombit Afrim Bunjaku. Gjithë armatimi ishte prodhuar në Serbi e erdhi nga Serbia. Kur kësaj ia shtojmë faktin se grupi paramilitar në masë të madhe pjesëtarët e atij grupi janë të lirë në Serbi me në krye Milan Radoiçiqit., atëherë masat e sigurisë janë të domosdoshme”, ka thënë Kurti.

I pyetur për nismën “Ballkani i Hapur”, Kurti ka thënë para mediave se ai s’është mjaftueshëm evropian e plani për zgjerimin e BE-së “është mjaftueshëm i hapur”.

“Ballkani i Hapur s’ka strategji zhvillimore, s’i ka rregullat e Bashkimit Evropian e as transparencën”, ka shtuar ai.

Të ngjashme