Kurti u bën thirrje serbëve: Mos bini pre e lojërave politike, mos i braktisni institucionet

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 15:58 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë ftesë serbëve të Kosovës të mos i braktisni institucionet, raporton Ekonomia Online.

Madje ai ka thënë se ata nuk duhet të bien prej e lojërave politike. Kurti në një konferencë për medie ka deklaruar se Serbia nuk është duke punuar për të mirën e serbëve në Kosovë.

“Prioritet i yni janë drejtësia dhe zhvillimi ekonomik luftimi i korrupsionit dhe punësimi barazia dhe mirëqenia për të gjithë pa dallim dhe pa diskriminim. Bojkotet nuk janë zgjidhje, institucionet nuk kanë alternativë, ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve serbë as mos i bojkotoni e as braktisni institucionet e Kosovës sepse ato janë shërbime publike për të gjithë qytetarët përfshirë edhe serbët, sos bini pre e manipulimeve politike dhe lojëra gjeopolitike”.

“Serbia në vazhdimësi po tregon se nuk është e interesuar për integrim të serbëve në Kosovë dhe se synon ta minojë Kosovën tonë demokratike. Kosova do të angazhohet për drejtësi, ligj dhe kushtetuetshmëri, nuk do të shantazhohet nga organizimet kriminale kushdoqofshin dhe nga kushdo që organizohen ato”.

“Iu bëj thirrje qytetarëve serbë, as mos i bojkotoni e as mos i braktisni institucionet e Kosovës, sepse ato janë në shërbim të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbëve. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”, ka thënë Kurti.

“Pjesa dërrmuese e veturave që kalojnë në pikëkalime, nuk janë me targa ilegale”, ka thënë Kurti, duke i lexuar statistikat, sipas të cilave vetëm 8.5 për qind e veturave janë me targa ilegale. Serbët e Kosovës i kanë mbi 135 mijë letërnjoftime të Kosovës”, ka thënë Kurti.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme