Kurti viziton ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, flet për zhvillimet politike

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të vizitës dy ditore në Paris, ka vizituar ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës në Quai D’Orsay.

Aty është takuar me drejtorin për Evropën Kontinentale, Frédéric Mondoloni, shefin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Thomas Bertin, dhe drejtorin e Kabinetit të Ministrit të Çështjeve Evropiane, Vincent Guerenda.

“Pas urimeve të tyre për suksesin tonë në zgjedhje dhe falënderimeve të mia për mbështetjen e Francës për Kosovën, diskutuam për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan”.

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.229545544212004/724735911359629/?type=3
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme