Po qarkullon një grafikon rreth inflacioni në rajon e ku Kosova duket super në ‘letra’. Inflacioni muajin e fundit të regjistruar është vetëm 1.4%. Ne ketë e kemi bisedu qe sa kohë, por ministrat ndoshta nuk po i lexojkan fare të dhënat ekonomike, sot i paskan publiku. Gjithashtu kemi shpjegu pse është inflacioni 1.4% apo më i ulëti. Kjo është për shkak të faktit se inflaconi matet dhe krahasohet me vitin paraprak (12 muaj më parë).
E në rastin tonë, ajo çfarë po ndodhë është fakti se ne kemi pasur inflacion jashtëzakonisht të lartë i cili për muaj në pemë dhe perime ka shkuar mbi 25%. Nëse e krahason me vite tjera, inflacioni në disa produkte dek mbi 150%. Pra, aq shumë janë rritur çmimet muajt dhe vitet e kaluara saqë tash kur po krahasohen po del inflacioni i ultë.
Gjithashtu, këtu ka edhe një dreqni.. për shkak se gjatë verës, kemi produkte vendore, një ofertë të lartë në treg, e kërkesë të njëjtë. Kjo i zvogëlon cmime, se ne nuk kemi kapacitete të procesimit dhe ruajtjes. Kjo matje e 1.4% ka ndodhur në gusht. Një shembull më ndodhi sot e që na bënë me kuptu në praktikë inflacionin dhe cmimet. Derisa disa ditë më parë kisha blerë kungulleshat me 0.78 cent/kg… sot cmimi i tyre ishte 2.99 euro/kg.
Pra i kemi dy faktorët që kanë ndikuar: (a) vlera e lartë e inflacionit më herët (vlera krahasimore) dhe (b) furnizimi në treg me produkte vendore gjatë verës (sezonës).
Qeveria nuk ka çka me u krenu këtu. Shko deri market dhe blej harxh për shtëpi dhe e ndien dhe kupton më së miri inflacionin dhe çmimet si janë. Dmth çmimet dhe inflacioni është “i mirë në letër” por në realitet tepër i lartë dhe brutal. #Kurtonomia 📊