Kusari-Lila e quan të ngutshëm formimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 12:07 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se formimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore është një hap i ngutshëm, sipas saj, me këtë janë duke u marr organet e drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se është e pa qartë se si opozita është duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, e është duke kërkuar që të ketë Komision i cili do të zgjasë gjashtë muaj.

“Ky hetim parlamentar synoj që të bëjnë paralelizëm, për diçka që organet e rendi tani më veç kanë duke u marr me këtë. A nuk po i besoni Prokurorisë a po konsideron vetën hetues më të aftë se policia e prokuroria.,” tha ajo.

Duke i’u përgjigju Kusarit-Lilës, shefi i LDK-së Arben Gashi tha se Komisioni nuk do t’i përzihet Prokurorisë.

“Sa i përket Prokurorisë, ajo e ka punën e vetë nuk i lyp dokumente prokurorisë. Komisioni nuk merr prej prokurorisë por Komisioni dërgon të gjeturat e saj Prokurorisë”, tha ai.

Të ngjashme