Kusari Lila i përgjigjet opozitës, publikon projektligjin: Ju vetë pranuat që UÇK-ja ka arkiva

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e Detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, është kundërpërgjigjur pas reagimeve të shumta nga deklarata e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për arkivat e UÇK-së, pas vazhdimit të dialogut në Bruksel.

Ajo ka akuzuar opozitën e vetë e kanë pranuar që këto arkiva ekzistojnë duke publikuar edhe Projektligjin për vlerat e luftës në të cilin sipas Kusari – Lilës ekziston pika për arkivin e UÇK-së.

“Të njejtit akterë dhe të njejtat grupime politike ishin në Kuvend legjislaturën e kaluar, kur vetë draftuan dhe prezantuan Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Në atë projektligj Neni 3, pika, 1.11 vlerë e luftës është shënuar: Arkiva e UÇK-së. Arkivën e UÇK-së nuk e aktualizoi Zëvendës Kryeministri Bislimi, atë e definuan ata që draftuan projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së”, shrkuan ajo.

Ky është reagimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë,

Reagimet e vrullshme dhe me sulme ofenduese ndaj Qeverisë Kurti dhe zëvëndeskryeninistrit Bislimi pas takimit për të pagjeturit në Bruksel, e tregojnë në thelb pse çështja e të pagjeturve dhe shumë çështje tjera të luftës dhe pasluftës janë të pazgjidhura.

Të njejtit akterë dhe të njejtat grupime politike ishin në Kuvend legjislaturën e kaluar, kur vetë draftuan dhe prezantuan Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Në atë projektligj Neni 3, pika, 1.11 vlerë e luftës është shënuar: Arkiva e UÇK-së.

Arkivën e UÇK-së nuk e aktualizoi Zëvendës Kryeministri Bislimi, atë e definuan ata që draftuan projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Dje e sot, mund të bërtasin, mund të ofendojnë, por mbi të gjitha, duhet të tregojnë, për cilën arkivë si vlerë të luftës e kishin fjalën kur draftuan projektligjin?! Projektligji është dokument zyrtar dhe publik në momentin kur dorëzohet për procedim në Kuvend.

A kanë menduar sponzorizuesit e projektligjit se të tjerët e lexojnë projektligjin dhe do të kërkojnë informata shtesë për të? Nëse UÇK-ja nuk ka arkiva, pse është listuar arkiva si vlerë e luftës në projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së?

Apo nëse ka arkivë dhe arkiva e UÇK-së ka të bëjë me plane të rezistences ushtarake, përgaditje me armatim, mobilizim të popullatës për mbrojtje nga agresori policor dhe ushtarak serb, atëherë nuk ka nevojë për fushatë politike sot, por për zbardhje të fatit të pagjeturëve. E për zbardhjen e fatit të tyre, nuk ka dyshime askush se krejt çfare na duhet janë arkivat e shtetit Serb për krimet e tyre në Kosovë. Dhe nëse është arritur marrëveshja dhe ajo marrëveshje zbatohet për të hapur ato, atëherë mund të besojmë se do të ketë përparim në zbardhjen e fatit të pagjeturve përfundimisht pas 22 viteve.

E nëse UÇK-ja nuk kishte arkivë, le të përgjigjen ata që e shënuan atë si vlerë të saj në projektligj, për çka e kishin fjalën.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme