Kusari-Lila: Kemi marrë mbështetje nga PDK dhe AAK se do ta votojnë marrëveshjen për reformën në skemën sociale

Prishtinë | 03 Mar 2023 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka marrë zotim nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK për të përkrahur marrëveshjen ndërkombëtare për reformën në skemën sociale, por jo edhe të PDK-së, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, janë edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare që ekziston tashmë konsensus me partitë opozitare.

“Sa i përket marrëveshjes ndërkombëtare për reformën e skemës social dhe pensionale tash më kemi konfirmimin nga dy partitë opozitare, por jo nga LDK për ta mbështetur dhe ne do të kemi mobilizimin maksimal dhe shpresoj në një miratim të suksesshëm me 80 vota. Pastaj janë edhe dy marrëveshje të tjera ndërkombëtar që ka konsensus për to”, tha ajo.

Kusari-Lila ka folur edhe për deklarimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën. Me këtë rast, ajo ka thënë se është e mësuar me këso deklarime.  

“Ne shumë herë e kemi thënë se pozicioni i Kosovës në dialog është që të ketë qasje konstruktive. Deklarimet e Vuçiqit nuk është se janë të reja, kemi pasur marrëveshje të shkelura nga ta. Historikisht Kosova ka qenë e bashkërenduar në hapat e saj në proces me Serbinë me ndërmjetësit, me BE, SHBA”, ka thënë ajo.

Të ngjashme