Kusari-Lila: Kuvendi s’filloi mbarë, kemi një listë të arritjeve dhe sukseseve

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 14:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e GP-së së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ky vit nuk po fillon mbarë pasi partitë opozitare kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për çmimet e energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, seanca e rregullt do të ishte primare pasi në të janë 31 pika, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare dhe një mori projektligjesh.

“Nuk kemi ndonjë seancë të rregullt, fillim ky që unë e quaj jo të mbarë pasi që do të duhej të kishim një seancë të rregullt që fillon me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe me agjendën që i ka 31 pika, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare dhe një mori projektligjesh që i kanë plotësuar kushtet për të ardhur në seancë e për t’u votuar në dy leximet. Kemi një listë të arritjeve dhe sukseseve që kanë filluar të zbatohen në raport me pozicionin e Republikës sonë në subjektivitetin ndërkombëtar prej procesit të liberalizimit të vizave, te njohja e pasaportës së Kosovës nga të gjitha vendet jonjohëse, përfshirë edhe Spanjën”, ka thënë ajo.

Të ngjashme