Kusari-Lila: Lufta jonë e drejtë për liri e shtet po mbrohet edhe sot në Hagë

Prishtinë | 17 Shk 2024 | 13:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, u shpreh se liria dhe shteti i Kosovës janë të çmuara dhe se lufta për liri dhe shtet po mbrohet edhe sot në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Në seancën solemne për ndër të Ditës së Pavarësisë fjalën, Kusari-Lila, përmendi vizitat e fëmijëve që i kanë bërë ditëve të fundit në Kuvendin e Kosovës, për çka tha se janë kujtesë për përgjegjësinë tonë që shtetin ta forcojmë sa më shumë.

“Megjithatë jo shumë larg në historinë e Kosovës edhe fëmijët u sakrifikuan së bashku me heronjtë, sepse ata nuk u kursyen nga terrori dhe agresioni i Serbisë”, u shpreh Kusari-Lila.

Kusari-Lila ndër tjera u shpreh se liria dhe shteti i Kosovës janë të çmuara dhe se vlerat e tyre duhet të rikujtojë faktin se duhet të bëhet përpjekje që e kaluara nuk duhet të përsëriten më asnjëherë.

Ajo tha se liria e demokracia po cenohen në rajon dhe më gjerë duke përmendur rastin e Rusisë dhe sulmin ndaj Ukrainës, madje Kusari-Lila përmendi edhe rastin e keqtrajtimit të politikanit serb, Nikolla Salludoviq pasi bëri homazhe në Prekaz.

“Lufta jonë për shtet e liri ka vazhduar dhë është mbrojtur edhe nga polici Enver Zymberi, por po vazhdon të mbrohet edhe sot në Hagë”, theksoi ndër tjera.

Shefja e GP-së të Vetëvendosjes ka pasur edhe një kërkesë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës.

“Për të gjithë ata që festojnë jashtë vendit, kam një porosi: ejani më shpesh në Kosovë, vizitoni bukuritë e vendlindjes, mësoni fëmijët t’i gëzohen agimit të diellit në Kosovë. Nuk ka forcë që mund të ndal vullnetin e shtetit tonë për të dëshmuar potencialin dhe pasurinë njerëzore që ka. Sot kemi festë, jo veç në Kosovë po kudo që ka shqiptar dhe komunitete që vijnë nga Kosova”- ka thënë ajo.

Të ngjashme