Kusari-Lila: Nuk kam folur me Radoiçiqin përpos kur Simiqi e lëshoi në interfon

Prishtinë | 13 Kor 2023 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk ka folur pesë herë me Milan Radojiçiqin, por vetëm një herë.

”Nuk është e vërtetë, le t’i qet 4-5 herë, vetëm një është”, tha ajo.

Për këtë herë, ajo tha se deputeti Simiq i Listës Serbe e lëshoi interfonin ku ka folur Radojçiqi.

E pyetur se pse hesht kur Simiqi i tha se “ka folur pesë herë me Radojçiqin”, Kusari-Lila, tha se nuk e di nëse kjo është çështje e edituar, apo monotoni nga biseda që ka pasur me Simiqin.

Ajo deklaroi se në përgjime dëgjohet edhe nxjerrja nga zyra e Simiqit.

Të ngjashme