Kusari-Lila thotë se zgjidhja për targat është çështje orësh

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 13:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se gjetja e një zgjidhje për targat është “çështje orësh”.

Ajo në debatin “Momentumi i ri në raportet Kosovë-Serbi”, organizuar nga KDI-ja, shtoi se me aq sa ka informacione ajo, është duke u punuar në mënyrë intensive në gjetjen e një zgjidhje.

“Sa i përket marrëveshjes për targa, unë jam e informuar se janë duke e marrë shumë seriozisht dhe ka pas shkëmbime të vazhdueshme nga zëvendëskryeministrin Bislimi në raport me Bashkimin Evropian me hapat e radhës. Po besoj që është çështje e orëve, mos të them çështje ditësh, se shumë pak ditë kanë mbetur që të dilet me një zgjidhje”, tha Kusari-Lila.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme