Kush do të shpallet kampion Trepça apo Peja?

Prishtinë | 17 Maj 2023 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Nesër më 18 maj me fillim nga ora 20:00 në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të luhet ndeshja e pestë finale në mes të Trepçës dhe Pejës.

Kjo ndeshje do ta vulos edhe kampionin e edicionit 2022/2023 në Prince Caffe Superligën.

Cili do të jetë kampion do të kuptohet të enjten.

Mitrovicasit dhe pejanët kanë triumfuar në ndeshjet si vendas.

“Xehetarët” fituan 94:86 dhe 97:90, kurse verdhezinjtë fituan 107:79 dhe 87:83.

Trepça për herën e fundit ishte shpallur kampione në vitin 2012, ndërkaq Peja në vitin 2013-të.

Derisa këtë edicion skuadra nga Mitrovica fitoi Kupën e Kosovës ndërkaq ajo nga Peja ishte finaliste e Ligës Ballkanike.

Për të ardhur në finale “Xehëtarët”, eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinë, derisa “Shqiponjat” eliminuan Golden Eagle Yllin.

Të ngjashme