Kush e bëri ndryshimin politik në Kosovë, VV do të fitonte edhe pa votat e diasporës

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Shpjegimi i transformimit politik në Kosovë: reaksioni ndaj neo-feudalizmit dhe neo-tribalizmit

Nuk ishte diaspora që ishte shtytes i transformimit politik në Kosovë. Vetëvendosje do të fitonte edhe pa votat e diasporës (rreth 10,000). Ndryshimi politik ka rezultuar kryesisht nga të votues të rinj që nuk kanë faktorë prodhimi (tokë, kapital apo shkathtësi) për të dalë nga rrethi vicioz i stabilokracisë, neofeudalizimit dhe neo-tribalizmit. Qasja e tyre në sektor publik dhe privat ishte e kufizuar si në punësim ashtu edhe në resurse.. Zërat tyre dolën në sipërfaqe përmes mobilizimit të mundësuar nga teknologjia informative dhe rrjetet sociale:

(1) Gjatë viteve të fundit është ndërtuar një sistem ekonomik afërsisht neo-feudal në Kosovë. Qeveria kishte favorizuar lindjen e një kaste të vogël biznesore. Kjo kastë ishte fuqizuar përmes qasjes ekskluzive në licenca, kontrata qeveritare dhe evazionit fiskal.

(2) Demokracia e brishtë në Kosovë kishte formalizuar struktura neo-tribale. Qeveria në shumë raste ishte koalicion i strukturave me bazë rajonale, oligarkia dhe aparati shtetëror që u shërbente atyre në mënyrë submisive. Kjo kishte rezultuar në një rend stabilokracie me rritje të vazhdueshme ekonomike por që nuk përkthehej në vende pune.

(3) Shteti i mirëqenies dhe ri-qarkullimi i të ardhurave ishin vënë në funksion të ruajtjes së kësaj stabilokracie (shërbimit civil, aparatit të dhunës dhe veteranëve).Presioni social po administrohej duke lejuar rrjedhje të vazhdueshme anësore (përmes migrimit legal apo jolegal).

(4) Bizneset e mëdha janë të prirura për të kundërshtuar rendin e ri në Kosovë. Megjithatë, rendi i ri politik,me gjasë,mund të jetë drejtuar drejt de-koncentrimit të pasurisë dhe fuqizimit të lirisë ekonomike. Bizneset e favorizuara më heret kanë dy opcione: të ri-rreshtohen mbrenda rregullave të njejta apo të sabotojnë vullnetin e votuesve me rrezikun e konfiskitmit aseteve të tyre.

(5) Agjenda në vazhdim duhet të përqëndrohet në ndërtimin e një sistemi kundër neo-feudalizimit që incentivizon zhvillimin individual dhe organizativ të bazuar në forcat e ndërrmarrësisë, talentit dhe kreativitetit.

(6) Partitë ekzistuese politike duhet inkurajuar të evoluojnë, nga struktura ku gershetohen identitetet neo-tribale dhe interesat neo-feudale, në struktura që favorizojnë ide dhe interesa të reja civile. Shoqëria nuk funksion domsdoshmërisht si pazar ku blehen lojalitetet politike. Në këto zgjedhje është demonstruar që partitë politike me më së paku resurse kanë fituar zgjedhjet. Andaj, filloni projekte alternative, jo për të sabotuar qeverisjen e ardhshme por, për t’u lidhur me interesat dhe vlerat e votuesve. Kosova ka nevoje per nje opozite dhe alternative politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme