Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Kurti, Avdullah Hoti, ka folur për emërimin e Agim Veliut në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe është shprehur i bindur se LDK sërish do t’i fitojë zgjedhjet në Podujevë.
I pyetur se kush e ka emëruar Veliun ministër në Qeverinë Kurti, Hoti tha se ishte vlerësim i përbashkët i LDK-së.
“Ka qenë vlerësim yni i përbashkët që Veliu të emërohet ministër. Është vlerësim i LDK-së që në këtë moment nënkryetari i partisë të marrë këtë përgjegjësi, siç ka qenë vlerësim që bartësja e listës, Vjosa Osmani të jetë kryeparlamentare”, tha Hoti në Rubikon.
Hoti, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë se ka humbur Podujevën duke u shprehur i bundur se LDK do të dalë sërish fituese në Podujevë.
“Komuna e Podujevës do të shkojë në zgjedhje, kjo komunë asnjëherë se ka humbur Podujevën. Jam i bindur që do ta fitojë”, tha Hoti ndër të tjera.