Kush është i dyshuari i sulmit afër xhamisë në Londër? (Video)

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 12:26 | Nga

Një burrë 48 vjeçar është ndaluar disa njerëz në vendin ku ka ndodhur tragjedia, pas goditjes së njerëzve me një furgon pranë një xhamie në Londër.

Më pas ai është arrestuar nga policia, shkruan Telegraph, transmeton Klan Kosova.

Policia ka thënë se nuk ka pasur ndonjë tjetër të dyshuar të identifikuar në vendngjarje.

Vozitësi i furgonit është përshkruar nga dëshmitarët si një burrë shtatgjatë me ngjyrë të bardhë.

Tragjedia ku mbeti një i vdekur dhe disa të lënduar në Finsbury Park është duke trajtuar si sulm terrorist.

Dëshmitarët kanë thënë se 48 vjeçari kishte thirrur pasi kreu aktin: “U bëra punën si duhet”.

“Dua të vras mysliamënt”, kanë qenë disa prej thirrjeve të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme