Marash Dukaj dhe Fatmir Gjekaj, krahas Dritan Abazoviqit, do të jenë pjesëtarë të kabinetit prej 18 ministrive në Qeverinë Abazoviq, e cila pritet të votohët përgjatë ditës së sotme.
Dukaj është propozuar si ministër i Administratës Publike në Qeverinë e Abazoviqit. Ai ka lindur më 1985 në Tuz të Malit të Zi. Ka titullin Master në Psikologji Shkollore, derisa ka shërbyer si gazetarë e profesor shumëvjeçar.
Ai ka qenë, po ashtu, drejtor shumë-vjeçar i në Ministrinë e Arsimit. Aktualisht Dukaj është ushtrues detyre i drejtorit të i ndërmarrjes së Tregut.
Fatmir Gjekaj, në anën tjetër, në nomenklaturën e radhës është propozuar për ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave. Ai ka lindur në Tivar më 1975-ën, i diplomuar në fushën e ekonomisë.
Gjekaj ishte kryetar i Komunës së Ulqinit më 2014-ën dhe mbajti postin deri më 21 mars të 2016-ës. Ai është zgjidhur si kryetar i organizatës turistike të Ulqinit.
Përgjatë seancës së të enjtes, të ftuar për konstituimin e institucioneve, u votua për kryetare të Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, me 45 vota për.