Kush nuk respekton urdhrat e qeverisë ndaj Coronavirusit, dënohet deri në 8 mijë euro

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë publike masat që tashmë do të merren ndaj gjithsecilit që shkel rregullat e vendosura nga organet kompetente për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit.

Ahmeti ka bërë me dije se gjobat do të variojnë nga 1000 deri në 2000 euro për personat fizik ndërsa nga 3000 deri në 8000 euro për personat juridik.

Statusi i plotë i tij:

Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim:

1000-2000€ – për person fizik;
3000-8000€ – për person juridik;

Kohë për vërejtje, diskutim e mirëkuptim, nuk ka!

Zbatoni masat!

Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve…

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Dienstag, 7. April 2020

Të ngjashme