Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri z. Fayez Mishari Al-Jassim.
Reçica falënderoi ambasadorin për vizitën e tij bërë institucioneve të Kosovës dhe MPMS-së në veçanti. Ai gjithashtu e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pranuar, nga shteti i Kuvajtit, dhënë për zhvillimin dhe shtetndërtimin e shtetit tonë.
Al-Jassim, shprehu gatishmërinë e tij dhe shtetit të Kuvajtit, për të ndihmuar Kosovën.
Po sot ministri i PMS-s priti Ambasadorin Jo-Rezident të Belgjikës për Kosovë, François Bontemps.