Kuvendari i VV-së akuzohet për kërcënim ndaj zyrtares komunale

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 08:59 | Nga

Përplasjet ndërmjet grupit të Vetëvendosjes dhe atij të PSD-së kanë vazhduar edhe të martën në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Nëpërmjet një komunikate për media, Komuna ka bërë të ditur se zyrtarja nga Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Irfete Zejneli, është kërcënuar nga një grup qytetarësh të udhëhequr nga anëtari i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal, Eman Rrahmani, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ky i fundit dje ka dërguar kërkesë për takim në e-mail të drejtorisë, ku ka kërkuar takim lidhur për rregullimin e rrugës ‘Elena Gjika’ në ‘Kodrën e Trimave’”, ka bërë të ditur komunikata e Komunës. Më tej, në komunikatë është publikuar përgjigjja e znj. Zejneli në adresë të banorëve të rrugës.

“Të nderuar, banorët e kësaj rruge janë të mirëseardhur, Ne do t’i mirëpresim në ora 10 dhe do t’iu shpjegomë se si qëndron çështja dhe nëse kemi mundësi më ndihmën e tyre me dëshirë do të bëjmë zgjidhje, për ndërtimin e kësaj rruge”, thuhet në përgjigjen e zyrtares komunale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme