Kuvendi fillon seancën me një minutë heshtje për akademiken Edi Shkuriu

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 10:39 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për akademiken, Edi Shukriu, raporton Ekonomia Online.

“Ne në emër të Kuvendit të Kosovës i shprehim ngushëllime familjes Shukriu dhe propozoj që të mbajmë një minutë heshtje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e parë në vitin 2023, ku do të ketë vazhdim të disa pikave të mbetura nga viti i kaluar.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se seanca hyrëse për këtë vit do të jetë vazhdim i disa pikave të papërfunduara të seancave të kaluara.

Rendi i ditës:

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
  3. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
  4. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.
  6. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:
  7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
  8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
  10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
  11. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
  12. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
  13. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
  14. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022:

  1. Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
  2. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
  3. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021

Të ngjashme