“Kuvendi i Kosovës transparent, gjithçka e hapur për publikun”

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 14:58 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës po vlerësohet të jetë institucion me transparencë, pasi e gjithë puna e këtij institucioni bëhet publike dhe është e hapur për qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Sipas Forumit për Transparencë Parlamentare, ka pasur bashkëpunim edhe me shoqërinë civile për transparencë.

Zenun Pajaziti, kryetar i Forumit për Transparencë Parlamentare gjatë takimit përmbyllës të fundvitit, tha se ajo çka e karakterizon këtë vit janë debatet e hapura me qytetarët e Kosovës në kuadër të programit “Ditët e Kuvendit”.

“Sot iu shpreh mirënjohjen time në emër të forumit dhe kuvendit të Kosovës. Sot deshëm që me këtë format të ndajmë mirënjohjen tonë për organizatat civile. Duke pas një deklaratë për shoqëritë civile Kuvendi i Kosovës dallohet nga institucionet tjera për punën e hapur që e bën të mundshme për publikun. Ajo çka e bën më të veçantë këtë forum është komunikimi i hapur i deputetëve me qytetarët. Në kuadër të transparencës parlamentare kishim një propozim të japin edhe çmime për transparencë”, tha Pajaziti.

Ndërsa Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, tha se këtë vit Kuvendi ka treguar një kujdes të edhe ndaj pyetjeve të medieve drejtuar këtij institucioni.

“Forumi i transparencës si një komision i ri i cili me angazhimin e tij ka kontribuar shumë. Kur flasim për kuvendin flasim si pjesë politike dhe administratë në emër të administratës i përshëndesim të gjithë deputetët të cilët na kanë mbështetur. Si dhe pyetjet e gazetarëve për kuvendin marrin 95 % përgjigje nga administrata”, u shpreh Krasniqi, raporton EO.

Forumi për Transparencë Parlamentare ndau mirënjohje për organizatat civile në Kosovës, si GLPS, Toka, KDI dhe NDI.

Ndryshe, në mars të këtij viti është lansuar edhe programi “Ditët e Kuvendit” ku u mbajtën takime të hapura me qytetarë në 10 Komuna të Kosovës.

Gjithashtu në tetor të këtij viti u shpalos edhe projekti e-parlamenti një platformë online e cila e integruar në faqen e internetit të Kuvendit e cila u lenon qytetarëve të mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e tyre të zgjedhur gjatë mandatit në Kuvend.

Të ngjashme