Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 85 vota pro dhe 12 kundër, Komisionin e Posaçëm për raportin e Dick Martyt.
Ky komision përbëhet nga anëtarët e mazhorancës Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Ermonela Felaj, ndërsa nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina.
Kështu, Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së në Shqipëri janë kryer krime kundër njerëzimit.
Mes tjerash, Dick Marty në raportin e tij përmend të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në qarkun e Matit, e cila sipas tij është përdorur për të kryer transplantim organesh.
Ky komision u ngrit disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së.
Ndërkohë në Shqipëri ka pasur debate dhe sulme publike ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me angazhimin e tij në kohën e luftës si këshilltar ligjor në misionin e OKB-së, UMNIK, që u mor me faktimin e krimeve serbe në Mitrovicë.
Ndërkohë në seancën e sotme plenare Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidenti Meta për kthimin e Ligjit për Policinë e Shtetit. Ky ligj është votuar me 83 vota kundër dhe vetëm 9 pro