Propozimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani për të pasur debat për Gjykatën Speciale nuk mori votat e deputetëve.
Për debatin për plotësim-ndryshim të Ligjit për Gjykatën Speciale kanë votuar 54 deputetë, 52 pro, një kundër dhe një abstenim, duke pamundësuar debatin e kësaj çështje, raporton Ekonomia Online.
Shefat e Grupeve Parlamentare kanë dhënë mendimet e tyre përkitazi me këtë çështje.
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, u shpreh se janë për ndryshimin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ndrësa shefi i Grupit Parlamentar të LDK, Ismet Beqiri, ka thënë se janë për debat, por jo në seancën e sotme.
Derisa, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka fajësuar mazhorancën për votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Kurse deputeti, Daut Haradinaj, ka thënë se nëse kërkohet debat janë pro diskutimit kundër kësaj gjykate etnike.