Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Ahmet Krasniqit

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 11:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit kanë nisur seancën me një minutë heshtje në nderim të 25-vjetorit të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqi.

Propozimi erdhi nga shefi i grupit paralamentar të LDK-së Arben Gashi.

Kryekuvendari Glauk Konjufca tha se për këtë propozim Gashi është konsultuar edhe me grupet tjera parlamentare të cilët janë pajtuar.

Ahmet Krasniqi ishte një kolonel i UÇK-së dhe komandant i Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK) gjatë Luftës në Kosovë. Ai u vra më 21 shtator 1998 në Tiranë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë ai u shpall Hero i Kosovës. Krasniqi njihet si “Ministri i Luftës” për nder të veprës së tij patriotike.

Të ngjashme