Kuvendi me rezolutë për moskontrollim të automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 13:38 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dardan Molliqaj, nga PSD-ja ka prezantuar para deputetëve propozim-rezoluta për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë.

Molliqaj tha se hapja e tërësishme të kontrollit për hyrje daljet të shtetasve të Kosovës dhe Shqipërisë nuk paraqet problem as për procesin e liberalizimit të vizave dhe as për hapjen e negociatave të Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

“Si dy qeveri kanë nënshkruar me dhjetëra nënshkrime, në aspekte procedurale këto janë vonuar shumë. Propozoj që Kuvendi të nxjerr këtë rezolutë. Kuvendi bashkë me ministrinë përkatëse dhe Qeverinë të marrin parasysh sfidat që janë dhe mos me marr asnjë veprim që në çfarëdo mënyre do të pengonte vendimin për liberalizim vizash apo pengimin për fillimi e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Kalimi i rezolutës sot shpreh një vullnet politik, është interes për qytetarët e Republikës jemi të bindur që nuk paraqet kurrfarë pengese politike as gjeostrategjike”.

Në këtë rezolutë i kemi dy pika:

– Hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje dalje të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në pikat kufitare Vërmicë, Qaf Prush dhe Qaf Morinë.

– Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të nis procedurat e domosdoshme kushtetuese për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për hapjen e kufijve, për qarkullimin e lirë të njerëzve të cilët janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjitha procedurat e nevojshme të nisin menjëherë me miratimin e kësaj rezolute.

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, tha se e mbështesin këtë ide, por duhet të ketë harmonizim kjo rezolutë edhe me Qeverinë e Kosovës pasi që të tregohet rruga se si të shkohet.

“E mbështesim këtë ide dhe shpresoj që propozuesi të ketë harmonizim me qeverinë e Kosovës se si do të shkojmë deri te kjo”.

Hykmete Bajrami në emër të GP të LDK-së, tha se e përkrahin rezolutën, por që nuk do të thotë se ajo mund të zbatohet, raporton EO.

“GP i LDK-së përkrah projekt rezolutën. Marrëveshjet e shumta të nënshkruara mes dy qeverive, janë mbajt dy mbledhje të përbashkëta mandatin e kaluar dhe janë arrit një numër i madh i marrëveshjeve qoftë për bashkëpunim ekonomik. Nënshkrimi i marrëveshjeve nuk do të thotë që ato natyrshëm do të implementohen. Me takimet që i kemi pasur në atë kohë më presidentin, kryeministrin kemi ndikuar që Republika e Shqipërisë të mos bëjë plasimin e produkteve farmaceutike në Shqipëri e të prodhuara në Kosovë. Kjo mbetet iniciativë e njëanshme nëse nuk ka vullnet politik”.

Muharrem Nitaj në emër të GP të AAK-së, ka thënë se për jetësimin e kësaj rezolute duhet edhe miratimi i palës shqiptare.

“Ka një paqartësi në fillim të kësaj rezolute pra fjala është për hapjen e tërësishme të kontrolleve në kufi. Tema është bukur shumë sensitive. Për fatin e keq në këtë rezolutë janë paragjykimet se kjo nuk di të shkoj tutje sepse Qeveria nuk ka vullnet ta shtyjë këtë rezolutë. Unë besoj që Qeveria ka vullnet për lehtësimin e qarkullimit. Unë besoj se së pari Qeveria të merret vesh së pari me Qeverinë e Shqipërisë dhe nëse nuk do të ketë koordinim paraprak besoj që kjo nuk do të bëhet pasiqë për jetësimin e kësaj duhet dakordimi i të dyja palëve”.

Deputetët nga LDK-ja, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, thanë se duhet të janë të kujdesshëm se si të trajtohet kjo çështje dhe duhet të jenë të vetijshëm se janë çështje e kufijve, dhe duhet të pritet deri sa të vijnë rekomandimet nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave.

Nait Hasani në emër të GP të PDK-së, tha se e mbështesin rezolutën.

“Mendoj që populli jonë ka bërë luftë të jashtëzakonshme për të hequr këto pika kufitare dhe ne e mbështesim këtë rezolutë”.

Edhe Rexhep Selimi në emër të GP të VV-së, tha se e përkrahin atë.

“Vetëvendosje e ka këtë qëndrim që nga fillimi dhe neve na mbetet vetëm të  ripërsërisim qëndrimin tonë pro kësaj iniciative”.

 

Të ngjashme