Kuvendi miraton projektligjin për dërgimin e FSK-së në operacione ndërkombëtare

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Është miratuar projektligji për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Për miratimin e këtij projektligji, 68 deputetë votuan pro.

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se pjesmarrja në operacione ndërkombëtare ka domethënie të madhe edhe për hyrjen e në NATO si dhe në ndikimin e Kosovës ne diplomaci ushtarake po edhe në pjesëmarrjen e paqes jashtë vendit, se më nuk jemi vetëm konsumues të sigurisë po edhe eksportojmë siguri jashtë vendi.

“Sa i përket pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare, kjo ka domethënie të madhe edhe për hyrjen në NATO, se kjo është një pikë që shumë shtete të tjera para neve i kanë kaluar këto faza dhe kanë marrë pjesë në operacione ndërkombëtare. Diplomacia ushtarake ka ndikim shumë të madh jo vetëm në ngritjen e Forcës, ngritjen e kapaciteteve, po edhe ndërlidhjen e partneritetit me shtetet e NATO-s dhe shtetet partnere, se këtu lidhet partneriteti ushtarak përmes pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare. Sa i përket rrugëtimit drejtë NATO-s ne jemi në proces e sipër, të gjitha kapacitetet jemi duke i përmbushur, e kemi një plan të tranzicionit dhe atë jemi duke e përmbushur në bashkëpunim me partnerët tanë, por këtu edhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare ka domethënie të madhe në ndikimin e Kosovës ne diplomaci ushtarake po edhe në pjesëmarrjen e paqes jashtë vendit, se më nuk jemi vetëm konsumues të sigurisë po edhe eksportojmë siguri jashtë vendi”, tha ministri Mehaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme