Kuvendi ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. Ky Projektligj është miratuar pa pëlqimin e Listës Serbe, raporton Ekonomia Online.
Në votim kanë marrë pjesë 79 deputetë, pro këtij Projektligji kanë votuar 70 deputetë, 8 kanë votuar kundër dhe një deputet ka abstenuar.
Nuk janë miratuar amendamentet e propozuara nga Lista Serbe.
Zoran Mojsilovic, nga ky subjekt politik, ka treguar se me çka ka të bëjë amendamenti 1.
“Amandamenti 1 është me përkrahjen e komisionit funksional, ka të bëjë me obligimet ndërkombëtare të Kosovës që rezultojnë nga negociatat e Brukselit dhe mostheksimin e simboleve në kufi me Serbinë, dhe në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe në atë që zbatohet në terren se atje nuk theksohen simbolet e juridiksionit, ne kemi dëshiruar vetëm të futen në ligj asgjë me shumë, respektohet kjo marrëveshje. Amandementi 2, 3,4,5,6, të proporuzara nga Lista Serbe pa përkrahjen e komisionit”.