Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e propozuar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes rreth Sistemit Informativ Shëndetësor.
Mocioni u votua me 76 vota për, 2 kundër dhe 2 abstenime, pas interpelancës së ministrit Uran Ismajli, javën e kaluar, raporton Ekonomia Online.
Fatmire Mullhaxha-Kollcaku nga GP I LVV-së që kanë thirrur Interpelancën, kanë nxjerr këto rekomandime:
Qeveria të rishikojë funksionalizimin e sistemit dhe shtrirjen e plotë të sistemit informativ shëndetësor dhe të bëjë publik kalendarin e aktivitete; Qeveria e Kosovës të implementojë të 22 masat e rekomanduara nga Raporti i Auditorit të Përgjithshëm; Qeveria e Kosovës, ministria e Shëndetësisë, Oda e profesionistëve shëndetësor të harrojë dhe përgatis parakushtet për SISh-in ku përfshihen lista e shërbimeve në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësorë në institucione publike dhe ato private, licencimi i të gjithë profesionistëve shëndetësor që i plotësojnë kushtet në sektorin privat; Krijimi i regjistrua shtetëror të punonjaëve shëndetësor në instirucione publike dhe private ndërtimi i sistemit të pacientëve, regjistrua shtetëror i barnave; Kuvendi i Kosovës kërkon BQK që Kuvendi të paraqes jo më vonë se 60 ditë pune raport të detajizuar mbi financat dhe operacionet e kompanive të sigurimeve të licencuara dhe Qeveria e Kosovës bazuar në raportin e performancës së Auditorit të Përgjithshëm të adresojë në institucione të drejtësisë rastet e shkeljeve.