Seanca që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës është ndërprerë për një pauzë më shumë se një orëshe për shkak se nuk ka kuorom për t’i votuar projektligjet.
Pas orës 14 deputetë do të kthehen në sallën e Kuvendit.
Nënkryetari, Xhavit Haliti tha se nuk ka kuorum dhe se nuk mund të fillojnë me shqyrtimin e projektligjeve, duke shkuar kështu në pauzë deri në orën 14:00.
Seancën e sotme e kanë lëshuar deputetët e VV-së në shenjë pakënaqësie, pasi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ia ndërpreu fjalën deputetit të VV-së, Frashër Krasniqit.