Kuvendi nuk e miraton marrëveshjen ndërkombëtare për reformën e sistemit të ndihmës sociale

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Me vetëm 75 vota për, 13 kundër, deputetët nuk e kanë miratuar marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend, raporton Ekonomia Online.

Kjo marrëveshje u përkrahj nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK, por që u kundërshtua nga LDK-ja.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se vlera totale e marrjes së kredisë për reformë është 47 milionë euro.

“Vlera totale e projektit prite të kap shumën deri në 47 milionë euro dhe do t’i mundësojë Qeverisë së Kosovës që të përmirësojë efikasitetin e asistencës sociale. Përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë shpenzimet e qeverisë të cilat shkojnë drejtë familjeve në nevojë. Si dhe avancimin e integruar të familjeve me asistencë sociale në mënyrë që të krijohen mundësia që të ardhmen të zgjerohet baza e asistencës sociale, në raste të ngjashme sikur kishim tash në krizën e pandemisë”, tha ai.

Pro këtij propozimi u shpreh VV-ja. Deputeti i kësaj partie, Armend Muja tha se ky projektligj ka interes edhe programor, por edhe avancim të shanseve të barabarta për barazinë sociale.

“Ne si grup parlamentar e mbështesim këtë projektligj për arsye se ky projektligj tenton të përmirësojë barazinë dhe rrjetin e sigurisë sociale. Disa prej kompontentave që i ka ky projektligj janë me interes programor dhe avancimin e shanseve të barabarta, por edhe të njëjtën kohë barazi sociale”, deklaroi ai.

Mbështetje ofroi edhe Partia Demokratike e Kosovës, përmes deputetit, Mërgim Lushtaku.

“E shohim të nevojshme të këtë një mbështetje, megjithëse ka mundësi që të ardhmen të ketë përmirësime që i kemi kërkuar edhe në Komisionin për buxhet, punë dhe transfere”, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi detaje për marrëveshjen dhe qëllimin e reformës, ndonëse i dha përkrahje kësaj marrëveshje.

Por, kundër kësaj marrëveshje u shprehë Grupi Parlamentar i LDK-së. Deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, tha tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që të merren kredi për pagesa të skemave sociale.

Kjo marrëveshje ndërkombëtare është nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim që është në kuadër të Bankës Botërore.

Të ngjashme