Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së parë të vitit 2018?”.
Albana Rexha thotë se trendi i zbatimit të këtij plani ka shkuar drejtë uljes.
“Fatëkeqësisht ky plan në afatet e caktuara kohore rezultatet tregojnë një fotografi shqetësuese me rezultate jo të kënaqshme, trendi ka qenë në ulje dhe nuk ka kaluar ansnjëherë 50 përqindëshin e përmbushjes së këtyre masave. Maksimumi i përmbushjes ka qenë 39 për qind. Kjo nuk i ndimon rrugëtimit të Kosovës drejtë BE-së. Faktorët janë të shumtë, përfshirë mungesa e konsensusit për demarkacionin siç ka qenë, dhe aktualisht dialogu, jostabiliteti politik. Të gjitha këto e ngadalësojnë vendimmarrjen,” shprehet Rexha, raporton EkonomiaOnline.
Njomza Mjeku, thotë se zvarritja e miratimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës ka shkaktuar ngecje edhe në zbatimin e Planit Kombëtar për MSA-në.
“Porblemet vazhdojnë të vërehen në sistemin legjislativ konkretisht në miratimin e ligjeve ku nga 21 ligjet e parapara të miratohen nga MSA-ja për këtë gjashtë mujor asnjëri prej tyre nuk është miratuar. Kanë ngecur në proces Ligji për KGjK-në dhe KPK-në. Ngecje është identifiku edhe zvarritja e miratimit të ligjeve në Kuvend,” shprehet Mjeku, raporton EO.
Rezultatet nga ky vlerësim janë pjesë e procesit të monitorimit të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve të dala nga MSA-ja, të monitoruara nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Vlerësimi përmban informacion të detajuar mbi progresin dhe sfidat në përmbushjen e objektivave të Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) për periudhën e parë të vitit, respektivisht periudhën Janar – Qershor 2018.
Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) mbetet dokumenti kryesor i politikave për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet përgjegjëse të kryejnë detyrat brenda afateve kohore të përcaktuara me këtë plan.