Kuvendi i Kosovës shënon nesër Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.
Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, transmeton Ekonomia Online.
Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.