Nuk nis seanca, Veseli e Haradinaj të vetëm në sallë

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 09:15 | Nga Emine Shehu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka dhënë pauzë 15 minutëshe pasi në sallën ku pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme nuk janë të pranishëm deputetët, raporton Ekonomia Online.

Në sallën e Kuvendit kanë qenë vetëm kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli.

Kjo seancë e jashtëzakonshme e paralajmëruar për orën 9:00 është thirrur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me delegacionin shtetëror dhe platformën mbi dialogun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme