Kuvendi shpenzon dy mijë euro për 28 Nëntor

Prishtinë | 27 Nën 2016 | 14:46 | Nga

Për nder të festës zyrtare të flamurit, Kuvendi i Kosovës ka vendosur të shpenzoj nga buxheti i shtetit para për të festuar këtë festë.

Madje u mor edhe vendimi nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që e hëna të jetë ditë zyrtare pushimi, shkruan Indeksonline.

E për ta pritur këtë festë deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të shpenzojnë rreth 2 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Njoftimi bëhet i ditur në faqen zyrtare të tenderëve, në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Mirëpo, në kontratë nuk është specifikuar se për çfarë shërbimesh bëhen fjalë, pasi në përshkrimin e shkurtër të lëndës nuk ipet asnjë detaj nga më i vogli.

“MEGA MEDIUM, NTSH1”, është kompania të cilës i është besuar tenderi, ndërsa duket të ketë qenë e vetmja në garë.

Data e dhënies së kontratës është bërë me 23 të këtij muaji, ndërsa nënshkrimi i saj është bërë me 24 nëntor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme